• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Së paku tre persona e humbën jetën në një sulm rus ndaj qytetit ukrainas Zaporozhje

Zelenski: Së paku tre persona e humbën jetën në një sulm rus ndaj qytetit ukrainas Zaporozhje

Kiev, 9 gusht 2023 (MIA) - Së paku tre persona e humbën jetën në një sulm rus ndaj qytetit ukrainas Zaporozhje, kumtoi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Autoritetet lokale flasin për granatim të një zone banimi.

"Tre persona për momentin janë shpallur të vdekur", shkroi Zelenski në Telegram, pa e saktësuar lokacionin e sulmit. Ai shtoi se operacionet e shptimit janë në rrjedhë.

Sipas guvernatorit rajonal, Jurij Malashko, është goditur një kishë dhe disa shitore në rajonin Shevçenski në pjesën verilindore të Zaporozhjes.

"Armiku sulmon zonë banimi", tha Anatolij Kurtiev, i cili e kryeson këshillin komunal të Zapotozhjes.

Qyteti ndodhet disa kilometra larg frontit jugor dhe është cak i rregullt i sulmeve ruse. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR