• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Së paku tetë persona e humbën jetën në sulmin ndaj Kievit, mes tyre edhe një fëmijë

Zelenski: Së paku tetë persona e humbën jetën në sulmin ndaj Kievit, mes tyre edhe një fëmijë

Kiev, 28 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi se së paku tetë persona, përfshirë një fëmijë, e humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm raketor ndaj Kievit.

Zelenski deklaroi në X se ekipe të intervenimeve urgjente për momentin po i pastrojnë rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe, përderisa gjurmimi për të mbijetuarit e mundshëm akoma vazhdon.

"Ky është edhe një sulm masiv ndaj qyteteve dhe bashkësive tona. Për fat të keq, tashmë është konfirmuar se së paku tetë persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur. Njerëzit ndoshta akoma mund të jenë të robëruar nën rrënoja", tha Zelenski.

Presidenti ukrainas e kritikoi ashpër Rusinë për vazhdim të sulmeve, duke pohuar se "Rusia zgjedhë raketa në vend të tryezës negociuese" dhe se "vazhdon të vrasë në vend se ta ndërprejë luftën".

Ai, gjithashtu, tha se Rusia nuk tregon frikë nga pasojat e veprimeve të veta, përderisa një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, siç deklaroi, "i mbyllë sytë para krimeve të luftës dhe kërkon arsyetime për Putinin".

Zelenski bëri thirrje për sanksione të rrepta kundër Rusisë, duke cekur se "të gjitha afatet janë shkelur dhe dhjetëra mundësi për diplomaci janë shkatërruar".

"Presim reagim të Kinës për atë që po ndodhë. Kina vazhdimisht bën thirrje për mospërhapje të luftës dhe ndërprerje të zjarrit. Kështu që megjithatë, kjo nuk po ndodhë për shkak të Rusisë. presim reagim edhe nga Hungaria. Vdekja e fëmijëve sigurisht duhet të shkaktojë emocione shumë më të mëdha nga gjithçka tjetër", shkroi Zelenski.

Ai theksoi se Rusia duhet të jetë përgjegjëse për të gjitha sulmet dhe për të gjitha viktimat e luftës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR