• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia vetëm në shtator ka lëshuar mbi 640 dronë ndaj Ukrainës

Zelenski: Rusia vetëm në shtator ka lëshuar mbi 640 dronë ndaj Ukrainës

 Kiev, 16 shtator 2024 (MIA) - Armata ruse vetëm gjatë kësaj gjysme të parë të shtatorit përdori më shumë se 640 dronë "Shahed" nga prodhimet iraniane në sulmet ndaj Ukrainës, nga të cilat mbrojtja ajrore e Ukrainës mbrëmë rrëzoi 53, deklaroi sot presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski. 

 "Vetëm në gjysmën e parë të shtatorit, terroristët rusë përdorën më shumë se 640 dronë "Shahed" kundër qyteteve dhe fshatrave ukrainase. Fatmirësisht, shumica e tyre u rrëzuan nga ushtarët tanë. Vazhdimisht jemi duke punuar në atë që ta bëjmë mbrojtjen kundërajrore ukrainase më efikase. I forcojmë forcat e tona ajrore, brigadat mobile të zjarrëfikësve, të gjitha njësitë për mbrojtje kundër ajrore", tha Zelenski, raportojnë nga Ukrinform. 

 Ai theksoi se armata ruse gjatë natës ka lëshuar 56 dronë, prej të cilave mbrojtja ajrore ukrainase nuk i rrëzoi vetëm tre. 

 Gjatë natës armata ruse ka kryer një sërë sulmesh ndaj Kievit dhe rajonit të Kievit, që ishte sulmi i tetë ndaj Kievit në shtator. 

 "Dronët sulmuese ruse po lëvizin drejtë Kievit nga drejtime të ndryshme dhe në disa grupe", deklaroi shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergej Popko, dhe shtoi se sipas informacioneve të para, në sulmin e Kievit nuk ka viktima ose dëme materiale". qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR