• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia po përgatit grusht shtet në Ukrainë me qëllim për ta rrëzuar nga froni presidentin

Zelenski: Rusia po përgatit grusht shtet në Ukrainë me qëllim për ta rrëzuar nga froni presidentin

Kiev, 17 nëntor 2023 (MIA)- Moska dëshiron të krijojë ndarje në shoqërinë ukrainase dhe të krijojë kaos në vend për të rrëzuar nga froni presidentin e saj, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, cituar nga Ukrinform.

Agjencia ukrainase e lajmeve i referohet televizionit amerikan Blumberg.

"Inteligjenca jonë ka informacione që kanë ndarë me ne dhe partnerët tanë", tha Zelenski.

Presidenti ukrainas tha se bëhet fjalë për plan dezinformues që rusët e quanin "Majdan 3"-  thirrje sheshit qendror në Kiev, që ishte epiqendër e revolucioneve në vitet 2004 dhe 2014. Nga këto revolucione ishte rrëzuar nga froni presidenti prorus Viktor Janukoviç, rikujton Ukrinform.

"Majdan për to domethënë grusht shtet , kështuqë është e qartë se cili është qëllimi i këtij operacioni", theksoi Zelenski.

Lideri ukrainas i cili e hodhi poshtë idenë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, deklaroi se Qeveria ukrainase nuk do jetë e kënaqur me projekte dhe ngrirjen e konfliktit në Ukrainë.

Ukrinform transmeton se sekretari i këshillit kombëtar të Ukrainës për siguri kombëtare dhe mbrojtje, Oleksej Danilov konsideron se Shërbimi federal rus për siguri dëshiron të fillojë projekt politik prorus në Ukrainë. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR