• e premte, 20 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia duhet të detyrohet të lidhë paqe

Zelenski: Rusia duhet të detyrohet të lidhë paqe

Kiev, 12 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se Moska duhet të detyrohet të lidhë paqe dhe se lufta kthehet në Rusi pas përpjekjes që ta dërgojë në vende të tjera. 

Zelenski, gjithashtu, në paraqitjen e tij të rregullt të natës para kombit tha se ofensiva e madhe ukrainase në rajonin rus Kursk është çështje që ndikon në sigurinë e Ukrainës dhe se Kievi i ka pushtuar zonat prej ku sulmon Rusia. 

"Rusia duhet të detyrohet në paqe", theksoi lideri ukrainas. 

Zelenski theksoi se nga 1 qershori armata ruse e ka sulmuar rajonin ukrainas Sumi, i cili kufizohet me rajonin Kursk, rreth 2.100 herë. 

"Rusia ua solli luftën të tjerëve, ndërsa tani kthehet në shtëpinë e saj. Ukraina gjithnjë ka dashur vetëm paqe, ndërsa ne këtë gjithsesi do ta sigurojmë", përfundoi presidenti ukrainas. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR