Zelenski: Rreth 40.000 ushtarë rusë janë larguar nga Ukraina në drejtim të rajonit Kursk
- Rreth 40.000 ushtarë rusë janë larguar nga fronti ukrainas në drejtim të rajonit Kursk, deklaroi mbrëmë presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
- Post By Besnik Shuki
- 07:45, 20 shtator, 2024
Kiev, 20 shtator 2024 (MIA) - Rreth 40.000 ushtarë rusë janë larguar nga fronti ukrainas në drejtim të rajonit Kursk, deklaroi mbrëmë presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
"Tashmë kemi arritur të largojmë rreth 40.000 personel ushtarak rus në atë drejtim. U falënderohem të gjitha brigadave tona ushtarake, secilit ushtar, toger, secilit komandant për guximin e tyre", tha ai.
Sipas tij, forcat ukrainase e kanë zvogëluar potencialin e ushtarëve rusë për të kryer sulme në rajonin Donjeck, por ai theksoi se situata ende është e vështirë në afërsi të qyteteve Pokrovsk dhe Kurahov. bsh/
Foto: MIA arkiv