Zelenski refuzon takimin me Gutereshin pas vizitës së tij në Rusi
- Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka refuzuar sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh për vizitë në Kiev për shkak të pjesëmarrjes së tij në takimin e BRIKS në qytetin rus Kazanj.
- Post By Fami Bajrami
- 16:29, 25 tetor, 2024
Kiev, 25 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka refuzuar sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh për vizitë në Kiev për shkak të pjesëmarrjes së tij në takimin e BRIKS në qytetin rus Kazanj.
"Pas Kazanjit, ai (Gutereshi) dëshironte të vjen në Ukrainë, por presidenti nuk e konfirmoi atë për shkak "poshtërimit" që iu bë ligjit ndërkombëtarë në Kazanj", deklaroi një përfaqësues i lartë i presidencës së Ukrainës.
Gutereshi dje u takua me presidentin rus Vlladimir Putin në kuadër të samitit të BRIKS-it, në të cilin morën pjesë edhe liderët e Indisë dhe Kinës. Në bisedën me Putinin, sekretari i përgjithshëm i KB-së përsëriti "qëndrimin e tij se pushtimi i Rusisë në Ukrainë" është "shkelje" e ligjit ndërkombëtar, sipas deklaratës nga zëdhënësi i tij.
Deri më tani Kremlini nuk ka dhënë asnjë informacion për bisedën prapa dyerve të mbyllura.
Para takimit me Putinin, Gutereshi përsëri bëri thirrje për paqe në Ukrainë para pjesëmarrësve të forumit BRIKS. Edhe para këtij takimi dypalësh, Kievi kritikoi ashpër "zgjedhjen e keqe" të Gutereshit për të vizituar Kazanjin, duke vlerësuar se kjo "vetëm dëmton reputacionin e KB-së". rq/
Foto: arkivi i MIA-s