• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Rama është një mik i pakompromis i Ukrainës

Zelenski: Rama është një mik i pakompromis i Ukrainës

Tiranë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili mbërriti në Tiranë mbrëmë, e quajti kryeministrin shqiptar Edi Rama një "mik të pakompromis të Ukrainës" përmes një mesazhi në platformën "X".

Në njoftimin para takimit me Ramën ai thekson se do të diskutohet për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe politikës, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë dhe shton se "Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë".

"Sot punoj në Tiranë. Do të takohem me mikun e vendosur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që po mbahet tani për herë të dytë, do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të kem bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit", shkruan Zelenski.

Ai thekson se Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën vendi i tij e vlerëson shumë.

Mëngjesin e sotëm, kanë zhvilluar një takim ministri shqiptar i Evropës dhe Punëve të Jashtme Igli Hasani dhe kolegu i tij ukrainas Dmitro Kuleba.

Hasani shprehu mbështetjen e tij për sovranitetin e Ukrainës, duke shtuar se "Ukraina është prioritet në punën e Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare". Ai njoftoi hapjen e një ambasade shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.

Kuleba falënderoi për mbështetjen e deritanishme, duke e vlerësuar Shqipërinë si një partner shumë të rëndësishëm. sa/

Foto: orintskrin/ Hasani në FB

QËNDRONI TË LIDHUR