Zelenski: Qëllimi i Trampit përmes lëshimeve t'i jep fund luftës në Ukrainë mund të jetë e rrezikshme
- Zelenski në intervistën për Gardian tha se është i bindur se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë dhe do të shkojë më tej nëse fiton luftën.
- Post By Fami Bajrami
- 16:54, 1 qershor, 2024
Kiev, 1 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski deklaroi sot se qëllimi i kandidatit republikan për president dhe ish president i SHBA-së, Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes lëshimeve mund të jetë i rrezikshëm jo vetëm për Ukrainën, por edhe për pozitën e SHBA-së në botë, sepse siç deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin nuk e ka ndërmend të ndalet nëse fiton luftën.
Zelenski në intervistën për Gardian tha se është i bindur se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë dhe do të shkojë më tej nëse fiton luftën.
Zelenski vlerëson se një marrëveshje eventuale midis Trampit dhe Putinit për përfundimin e luftës në Ukrainë nuk do ta pengojë presidentin rus të vazhdojë të pushtojë dhe kjo do të thotë se Tramp është humbës, transmetojnë mediat ukrainase.
"Dhe atëherë Putini do të vazhdojë përpara, duke kuptuar se SHBA nuk është më një lojtar i madh dhe më pas në skenë futen liderë të tjerë autoritarë të vendeve të tjera. Kjo është lufta e tretë botërore", tha Zelenski.
Tramp vazhdimisht ka deklaruar se do të mund t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda disa ditësh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me Putinin.
foto: arkivi i MIA-s