• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski pas takimit me Vuçiqin: E falënderova Serbinë për ndihmën dhe mbështetjen për Ukrainën

Zelenski pas takimit me Vuçiqin: E falënderova Serbinë për ndihmën dhe mbështetjen për Ukrainën

Tiranë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski në platformën X ka ndarë hollësi nga takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas samitit Ukrainë - Evropë Juglindore, që u mbajt sot në Tiranë.

Ai ka falënderuar Serbinë për mbështetjen e sovranitetit  dhe integritetit  territorial të Ukrainës, si dhe për ndihmën e saj humanitare dhe mikpritjes se qytetarëve ukrainas të ikur nga lufta.

"Jam takuar me presidentin Vuçiq dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta", shkroi Zelenski.

Ai shtoi se e ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes.

"Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën. Unë e informova presidentin Vuçiq për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore", njoftoi Zelenski në një publikim në platformën X. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR