• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski paralajmëroi mundësinë e negociatave për Krimenë

Zelenski paralajmëroi mundësinë e negociatave për Krimenë

Kiev, 28 gusht 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se është e mundur të negociohet një zgjidhje për Krimenë, gadishull që u aneksua nga Rusia në vitin 2014, në vend se edhe më tej të përdoret forca, transmeton Hina.

"Kur do të jemi në kufijtë administrativ të Krimesë, mendoj se do të jetë e mundur politikisht ta detyrojmë Rusinë të çmilitarizojë territorin e gadishullit", ka thënë Zelenski në intervistën e djeshme të cilën e transmetuan disa media ukrainase.

Kievi po lufton kundër invazionit gjithëpërfshirës të Rusisë dhe vazhdimisht e ka treguar qëllimin e tij për ta rikthyer Krimenë, si dhe të gjitha zonat e okupuara që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.

Ushtarët ukrainas në jug të vendit po përparojnë gradualisht drejt bregut të Detit të Zi në përpjekje për të ndërprerë rrugën ruse të furnizimit.

Zelenski ka thënë se zgjidhja politike për Krimenë do të ishte më e mira, sepse kjo do të thoshte më pak viktima. 

Presidenti ukrainas theksoi se nuk dëshiron që lufta të transferohet në territorin rus. Ai theksoi se qëllimi është që të çlirohet territori i Ukrainës dhe se avancimi në territorin rus do të rrezikonte që vendi i tij të humbë mbështetjen kyçe nga Perëndimi. qa/

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR