Zelenski paralajmëroi Evropën për planet e Rusisë në Bjellorusi
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi në kërcënimin që paraqet Bjellorusia, lideri i së cilës Aleksandar Lukashenko është aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
- Post By Sara Ademi
- 08:49, 4 qershor, 2025
Uillnius, 4 qershor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi në kërcënimin që paraqet Bjellorusia, lideri i së cilës Aleksandar Lukashenko është aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
"Pyetni shërbimet tuaja të inteligjencës se ç'farë planifikon Rusia këtë verë në Bjellorusi", tha Zelenski dje në Uillnius, Lituani. Komenti i tij erdhi pasi Qeveria në Minsk kumtoi se stërvitjet ushtarake strategjike Perëndimi-2025 të cilat i organizon me Rusinë, do të mbahen thellësisht në brendësinë e Bjellorusisë.
Franak Vjaçorka, këshilltare kryesore politike e lideres opozitare bjelloruse Svetllana Tihanovskaja, dje për Njuzvik tha se skenari për stërvitjet do të përfshijë "skenar armiqësor" kundër Perëndimit.
Edhe pse Lukashenko formalisht nuk hyri në luftë kundër Ukrainës, që nga viti 2022 u lejon forcave ruse ta shfrytëzojnë territorin bjellorus për sulme. Paralajmërimi i Zelenskit plotësisht përforcon brengën se Putini, duke shfrytëzuar ndikimin ndaj Lukashenkos, sërish mund ta shfrytëzojë Bjellorusinë si bazë për sulme ndaj Ukrainës, që plotësisht mund ta rrisë rrezikun për kufirin lindor të NATO-s.
Zelenski u bëri thirrje aleatëve të mbledhin të dhëna për planet e Minskut si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të caktuara për në shtator.
"Nëse Rusia dhe Bjellorusia janë mjaft të paturpshme të përgatisin sulme atje, atëherë na nevojitet forcë më e madhe uniteti", theksoi ai.
Ai paraprakisht njoftoi se stërvitja e ushtarëve rusë në Bjellorusi mund të nënkuptojë "fillimin e një pushtimi të ri gjithëpërfshirës", që paraqet kërcënim edhe për Ukrainën dhe anëtaret fqinje të NATO-s.
Stërvitjet Perëndimi janë mbajtur çdo dy vjet që nga viti 2009, por nuk u zhvilluan në vitin 2023. Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Hrenin njoftoi se stërvitjet e këtij viti do të zhvendosen më thellë në vend për të "ulur tensionet". Por analistët dhe zyrtarët ukrainas kanë frikë se stërvitjet mund të shërbejnë si mbulesë për vendosjen e trupave ruse. sa/
foto: EPA