• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski nderon Ramën me Urdhrin e "Princit Jaroslav i Urti"

Zelenski nderon Ramën me Urdhrin e

Tiranë, 28 shkrt 2024 (MIA) -  Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski  para fillimit të samitit dyditor Ukraina - Evropa Juglindore, që sot filloi në Tiranë, në një takim të veçantë e nderoi kryeministrin Edi Ramën me Urdhrin   e "Princit Jaroslav i Urti".

Për kontributin e jashtëzakonshëm personal për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë. 

 Në një publikim nga takimi me Zelenskin në kabinetin e tij, Rama ka shkruar se ai Zelenskit i ka dhuruar  një libër me titull "Edi Rama" ku në kopertinë janë skicat e tij të njohura.

 Rama dhe Zelenski  nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim me të cilin, sipas tyre, forcohet dhe avancohet miqësia midis Shqipërisë dhe Ukrainës.  

 

QËNDRONI TË LIDHUR