• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski në SHBA kërkon mbështetjen për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Zelenski në SHBA kërkon mbështetjen për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

 Nju-Jork, 24 shtator 2024 (MIA) - Gjatë vizitës së tij në SHBA, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nga përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kërkoi investime në sektorin e kërcënuar të energjisë së vendit të tij, njofton DPA. 

 "Fokusi kryesor ishte në përgatitjen e sistemit të energjisë në Ukrainë për dimrin e ardhshëm", deklaroi në mëngjes Zelenski në "X". 

 Si rezultat i dëmeve ushtarake të shkaktuara nga Rusia, vendi po frikësohet se këtë dimër do të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, shtoi agjencia gjermane. 

 Zelenski propozoi stimulime të veçanta. "Ky është propozim nga ne. Kjo është një nga pikat e planit tonë për fitore", tha ai në video-fjalimin e tij. 

 Në mbledhjen në Nju-Jork marrin pjesë përfaqësues nga kompanitë e energjisë, financave dhe sigurimeve, si dhe shefja e Agjencisë për zhvillim ndërkombëtarë të SHBA-së (USAID), Samanta Pauer. 

 Rusia me sulmet e veta masive ajrore dhe raketore ka dëmtuar një pjesë të madhe të sistemit të energjisë ukrainase, raporton DPA. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR