• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski në një intervistë për Si-En-En: Doja që kundërofensiva të fillojë më herët, Perëndimi u vonua me dorëzimin e armëve

Zelenski në një intervistë për Si-En-En: Doja që kundërofensiva të fillojë më herët, Perëndimi u vonua me dorëzimin e armëve

Kiev, 6 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për Si-En-En tha se ka dëshiruar që kundërofensiva  kundër forcave ruse të fillojë më herët dhe se për këtë qëllim ka kërkuar nga aleatët perëndimorë që të shpejtojnë dërgimin e armëve, raportojnë mediat britanike.

 "Doja që kundërofensiva të fillojë shumë më herët, sepse të gjithë e kuptuan se nëse kundërofensiva fillon më vonë, pjesa më e madhe e territorit tonë do të minohet", tha lideri ukrainas, duke shpjeguar se vonesa u dha mundësi rusëve të vendosin më shumë mina dhe më mirë t'i forcojnë mirë linjat e mbrojtjes.

 Sipas Zelenskit, vështirësitë në fushën e betejës kanë vonuar kundërofensivën e Kievit, qëllimi i të cilit është t'i shtyjë forcat ruse jashtë territoreve në Ukrainën lindore dhe jugore nën kontrollin e tyre.

Zelenski në intervistën për Si-En-En-in sërish  u bëri thirrje aleatëve të tij që t'i japin Ukrainës armë më të avancuara, si aeroplamë luftarakë F-16 dhe raketa me rreze më të gjatë. Ai, gjithashtu, falënderoi Uashingtonin dhe aleatët evropianë për mbështetjen e tyre.

"Nuk bëhet fjalë për nevojën e epërsisë së Ukrainës në qiell, por thjesht për barazimin e forcave me rusët", theksoi Zelenski.

Mediat britanike kujtojnë se presidenti ukrainas tha javën e kaluar deklaroi se kundërofensiva po shkon më ngadalë se sa dëshirohej, por theksoi se forcat ukrainase po përparojnë në të gjitha frontet. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR