• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski në Berlin në takim me kancelarin gjerman, Merc

Zelenski në Berlin në takim me kancelarin gjerman, Merc

Berlin, 28 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot pritet të arrijë në Berlin në takim me kancelarin e ri gjerman, Fridrih Merc, raporton DPA. 

Dy liderët planifikojnë të bisedojnë për hapa të mundshëm drejt bisedimeve të mëtejme "teknike" mes Ukrainës dhe Rusisë, njofton "Shpigel". 

Vizita ende nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga Kievi, as nga Berlini. Udhëtimet e Zelenskit shpesh nuk njoftohen paraprakisht për arsye sigurie. 

Ndrëkohë, policia e Berlinit paralajmëroi masa të gjera sigurie dhe kufizime të trafikut, për shkak të vizitës së mysafirit të lartë shtetëror. 

Ky udhëtim do të jetë vizita e parë e Zelenskit në kryeqytetin gjerman prej kur Merci e mori detyrën. Presidenti ukrainas për herë të fundit e vizitoi Berlinin në tetor të vitit 2024. 

Merc udhëtoi në Kiev në fillim të majit me kryeministrin britanik Kir Starmer, presidentin francez, Emanuel Makron dhe kryeministrin polak, Donald Tusk. qa/bsh/ 

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR