Zelenski: Moska frikësohet nga Uashingtoni, SHBA-ja mund ta shtyjë Rusinë drejt paqes
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se beson që Uashingtoni do ta "shtyjë Rusinë drejt paqes", shkurt pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se Kievi është "në pozitë" ta kthejë tërë territorin e vet që e humbi nga Moska.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:46, 24 shtator, 2025
Nju-Jork, 24 shtator 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se beson që Uashingtoni do ta "shtyjë Rusinë drejt paqes", shkurt pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se Kievi është "në pozitë" ta kthejë tërë territorin e vet që e humbi nga Moska.
"Jam mirënjohës për këtë takim dhe pres që aksionet amerikane ta shtyjnë Rusinë drejt paqes. Moska frikësohet nga Amerika dhe çdoherë i kushton vëmendje", tha presidenti ukrainas në Këshillin e Sigurimit të KB-së.
Tramp paraprakisht shkroi në rrjetin e vet social Truth Social se beson se Ukraina, me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, mund ta kthejë tërë territorin që e pushtoi Rusia nga fillimi i invazionit.
"Me kohë, durim dhe mbështetje financiare nga Evropa, e posaçërisht nga NATO, kufijtë origjinal prej fillimit të luftës janë opsion shumë i mirë", tha Tramp shkurt pas takimit me kolegun ukrainas. Rusia kontrollon përafërsisht një të pestën e territorit të Ukrainës, përfshirë edhe gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, i anektuar ilegalisht në vitin 2014.
Zelenski deklaroi se nëse Kina dëshiron, mund ta detyrojë Rusinë ta përfundojë luftën në Ukrainë. "Pa Kinën, Rusia e Putinit është asgjë. megjithatë, Kina heshtë shumë dhe rrin anash në vend se të veprojë për paqe", konkludoi lideri ukrainas. ab/
foto: ЕPА