• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski mbërriti në Zvicër në samitin e paqes për Ukrainën

Zelenski mbërriti në Zvicër në samitin e paqes për Ukrainën

Gjenevë, 14 qershor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi sot se ka mbërritur në Zvicër në prag të konferencës së paqes për Ukrainën, ku pritet të marrin pjesë 100 delegacione, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish.

"Mbërrita në Zvicër për samitin botëror të paqes. Do të ketë dy ditë punë aktive me vende nga të gjitha rajonet e botës, me popuj të ndryshëm që janë ende të bashkuar në qëllimin e përbashkët për ta afruar Ukrainën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", shkroi Zelenski në një mesazh në rrjetin "X".

Qeveria zvicerane thotë se konferenca, e cila po mbahet këtë fundjavë, synon të jetë një platformë për të diskutuar mënyrat për të arritur një "paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB-së", raportoi Beta.

Rusia, e cila ka zhvilluar luftë kundër Ukrainës për më shumë se dy vjet, nuk u ftua në konferencë.

Presidenti rus Vlladimir Putin tha sot se ai do të japë "urdhër për një armëpushim dhe fillimin e negociatave menjëherë sapo Kievi të fillojë tërheqjen e trupave" nga Donjecku, Lugansku, Hersoni dhe Zaporozhje dhe informon se ai heq dorë nga anëtarësimi në NATO. Putini në thelb kërkoi dorëzimin e Ukrainës, qëllimi i së cilës është mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit.

Ukraina ka refuzuar si "manipulues" dhe "absurd" një propozim armëpushimi të paraqitur sot nga presidenti rus Putin, i cili bazohet në idenë se Kievi do të fillojë tërheqjen e trupave të tij nga katër rajonet ukrainase të aneksuara ilegalisht nga Moska në vitin 2022, dhe po - përgatit planet për anëtarësim në NATO. sa/

foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR