• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski konfirmoi se ushtria ukrainase vepron në territorin e zonës ruse Kursk

Zelenski konfirmoi se ushtria ukrainase vepron në territorin e zonës ruse Kursk

Kiev, 12 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot konfirmoi se forcat ushtarake ukrainase janë aktive në territorin e zonës ruse Kursk.

Në publikimin e tij në "Telegram", Zelenski i lavdëroi ushtarët dhe komandantët e vendit për vendosmërinë e tyre, pa dhënë më shumë hollësi për sulmin. 

Ai shtoi se Ukraina mund të ofrojë ndihmë humanitare në rajon, duke treguar se nëpunësit qeveritarë janë urdhëruar që të përgatisin plan humanitar për territorin. 

Paraprakisht, kryekomandanti i armatës ukrainase, gjeneral kolonel Oleksandar Sirski, deklaroi se Kievi kontrollon rreth 1000 kilometra katrorë të Kurskut. 

Nga ana tjetër, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se Rusia po përpiqet të akuzojë në mënyrë të padrejtë forcat e Kievit për krime lufte në kontekstin e pushtimit të vazhdueshëm të Kurskut. Në një postim në "Telegram", SBU theksoi se ka informacione që tregojnë se Rusia mund të planifikojë  sulm për të inkriminuar Ukrainën.

Guvernatori i zonës Kursk, Aleksej Smirnov deklaroi se "forcat ukrainase përdorën armë kimike gjatë pushtimit", informojnë mediat shtetërore ruse. Deri më tani nuk dihet nëse Smirnov ka ofruar dëshmi për këtë akuzë. 

Smirnov shtoi se forcat ukrainase kanë kontroll mbi 28 vendbanime në këtë zonë dhe se ushtarët e Kievit kanë hyrë 12 kilometra në territorin rus. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR