• e enjte, 07 nëntor 2024

Zelenski: Javën e kaluar Rusia përdori më shumë se 600 bomba ajrore për të sulmuar Ukrainën

Zelenski: Javën e kaluar Rusia përdori më shumë se 600 bomba ajrore për të sulmuar Ukrainën

Kiev, 3 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot deklaroi se Rusia javën e kaluar ka përdorur më shumë se 600 bomba ajrore në sulmet ndaj Ukrainës. 

“Aviacioni luftarak rus, me çdo kusht, duhet të shkatërrohet kudo që të jetë. Është gjithashtu krejtësisht e drejtë të sulmosh aeroportet ruse. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët me partnerët tanë – një zgjidhje sigurie”, ka shkruar Zelenski në rrjetet sociale.

Ushtria ukrainase sot më herët kumtoi se ka sulmuar aeroportin rus Morozovsk gjatë natës, duke goditur një depo municioni ku, ndër të tjera, ndodheshin bomba ajrore. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR