• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski iu falendërua SHBA-ns pas ndihmës së paralajmëruar për Kievin prej rreth tetë miliardë dollarë

Zelenski iu falendërua SHBA-ns pas ndihmës së paralajmëruar për Kievin prej rreth tetë miliardë dollarë

Nju-Jork, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot e falënderoi presidentin amerikan Xhozef Bajden dhe dy partitë në Kongresin amerikan, pasi u publikua se SHBA-ja do të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev me vlerë prej pothuaj tetë miliard dollarësh dhe do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë. 

"Në emër të popullit ukrainas dhe luftëtarëve tanë të guximshëm në front, e falenderoj aleatin tonë më të afërt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjeti mënyrë për të ndarë ndihmën e mbetur për Ukrainën dhe për të siguruar që autorizimet presidenciale të zgjasin deri në fund të vitit fiskal në SHBA", ka shkruar Zelenski në rrjetin e tij social Iks. 

Ai theksoi se Kievi do të shfrytëzojë ndihmën e re amerikane që në një mënyrë më efikase t'i arrijë qëllimet kryesore, gjegjësisht fitoren e Ukrainës, paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe sigurinë transatlantike.

"E falenderoj SHBA-në që i siguroi punët më kritike të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë, bateri shtesë për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, si dhe sisteme tjera të përgjimit të mbrojtjes ajrore, dronë, raketa me rreze të gjata veprimi dhe municione për sistemet ajër-tokë dhe mjete për përforcimin e bazës mbrojtëse industriale të Ukrainës”, shkroi Zelenski.

Presidenti ukrainas veçanërisht e theksoi vendimin për zgjerimin e programeve për trajnim të më shumë pilotëve për fluturim me aeroplanët F-16, si dhe sanksionet e reja, të cilat vendosen për të "kufizuar më tej aftësinë e Rusisë për të financuar agresionin kundër Ukrainës". qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR