• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski i vizitoi ushtarët në frontin në Bahmut

Zelenski i vizitoi ushtarët në frontin në Bahmut

Kiev, 22 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot i vizitoi forcat ukrainase në afërsi të frontit afër Bahmutit dhe u ndau medalje ushtarëve të cilët, siç tha, guximshëm e mbrojnë sovranitetin e vendit të vet.

Forcat ukrainase në Bahmut po u kundërvihen sulmeve ruse tashmë tetë muaj, edhe përkundër viktimave të mëdha në një prej betejave më të përgjakshme që prej fillimit të invazionit rus prej para 13 muajve.

Zelenski sot u ndau medalje ushtarëve të raskapitur në pajisje luftarake, ndërkaq ë vetë mbante veshur një bluzë me ngjyrë të mbylltë dhe pantollona të maskuar ushtarak.

"Është nder të jesh këtu sot dhe t'u jepen dekorata heronjve tanë. T'ua shtrëngoj dotë dhe t'i falënderoj që po e mbrojnë sovranitetin e vendit tonë", shkroi Zelenski në Telegram.

"Fati juaj është i vështirë, por heroik. Ta mbrojmë vendin tonë dhe fëmijëve tanë dhe Ukrainës t'i kthejmë gjithçka", tha zelenski, duke shtuar se "përkulet para të gjithë heronjve, bashkëluftëtarëve të tyre të afërt të cilët i humbën jetët në lindje të vendit dhe në përgjithësi në këtë luftë".

Ai tha se "Fortesa e Bahmutit" është simbol i sfidës, për ç'shkak po gjakosë ushtria ruse. ky është aludim për betejën për Bahmutin në Luftën e Parë Botërore, e cila u zhvillua në istikame, nën zjarr të vazhdueshëm artilerik dhe raketor, në fushë-betejë përplot me mina, ndërsa komandantët e të dyja palëve e përshkruan si "mulli për mish".

Zelenski tashmë disa herë i ka vizituar ushtarët në fushë-betejë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR