• e enjte, 14 nëntor 2024

Zelenski i ka bërë thirrje për investime në mbrojtjen industriale ukrainase

Zelenski i ka bërë thirrje për investime në mbrojtjen industriale ukrainase

Kiev, 26 prill 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimr Zelenski dëshiron që ta zgjerojë prodhimin vendas të mbrojtjes me ndihmën e Perëndimit, tha ai mbrëmë në video fjalimin e përditshëm, transmetoi DPA.

Zelenski tha se kërkon nga partnerët ndërkombëtarë të cilët nuk kanë kapacitete të tyre të prodhimit të investojnë në sektorin e mbrojtjes ukrainase, të prodhojnë së bashku armë dhe të forcojnë frontin.

Kërkesa vjen për shkak të varësisë së madhe të Ukrainës nga dërgesat e armëve nga Perëndimi dhe pritjes së gjatë të Kievit për ndihmën e re të SHBA-së për shkak të një mosmarrëveshje politike.

Zelenski tha se vonesa gjashtëmujore të dërgesave nga SHBA ka shkaktuar probleme të mëdha në front dhe Kievi shpreson t'i zgjidhë ato në një takim të grupit të Kontaktit për Ukrainën e planifikur sot.

"Tani janë marrë vendimet politike, hapi tjetër është që të sqarohen armët dhe logjistika", tha Zelenski.

Rusia ka sulmuar Ukrainën në shkurt të vitit 2022 dhe Kievi ka nevojë për ndihmë ushtarake nga Perëndimi, pjesërisht sepse mund të prodhojë vetëm një sasi të kufizuar të armëve të veta dhe gjithashtu sepse Rusia ka shkatërruar pjesë të mëdha të industrisë së vendit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR