• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski i ftoi presidentët Bajden dhe Si në samit në Zvicër

Zelenski i ftoi presidentët Bajden dhe Si në samit në Zvicër

Kiev, 27 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski në paraqitjen para liderëve botërorë nga Harkovi në prag të samitit paqësor në Zvicër më 15 qershor, theksoi se nuk ekziston komb i cili mundet vetë ta ndalë luftë në Ukrainë dhe se për këtë është e nevojshme përfshirje e personave më të lartë zyrtarë në botë, duke ju bërë thirrje që të përfshihen në samit sa më shumë që është e mundur.

Rusia nuk mori ftesë për këtë samit, por Moska njoftoi se edhe po të mbërrijë, nuk do të marrë pjesë në këtë takim në të cilin do të tubohen përfaqësues të 80 vendeve.

Zelenski u bëri thirrje liderëve botërorë të cilët ende janë në margjinat e samitit paqësor global, presidentit amerikan Xhozef Bajden dhe liderit kinez Si Xhinping, të përfshihen në samit sepse, siç bëri të ditur, përpjekjet e shumicës globale janë garancia më e mirë se të gjitha detyrimet do të përmbushen.

Presidenti ukrainas theksoi se flet nga Harkovi, ku, siç bëri të ditur, "vijon viti i tretë i terrorit të vazhdueshëm, sepse forcat ruse çdo natë dhe çdo ditë e granatojnë qytetin, më së shumti me raketa С-300". Sipas tij, Rusia ka filluar ta sulmojë Harkovin me bomba, të cilat janë armë për shkatërrim joselektiv.

Zelenski thotë se Rusia nuk dëshiron paqe dhe se është vendi i vetëm i cili ka konfiskuar central bërthamor dhe haptas e përdor për shantazh, si dhe se vazhdimisht bën përpjekje që ta përhapë luftën.

"Për momentin, këto ditë, mbrohemi 60 kilometra në verilindje nga ky vend nga një përpjekje e re për sulm rus", tha Zelenski.

Javën e kaluar nga Moska arritën sinjale se Kremlini është i hapur për bisedime paqësore. Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba vlerëson se njoftimet e Putinit për bisedimet paqësore janë direkt të drejtuara në sabotimin e samitit. 

"Putini për momentin nuk ka dëshirë ta ndërpresë agresionin e tij kundër Ukrainës dhe për këtë aq frikësohet nga samiti në Zvicër", shkroi Kuleba në "X". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR