Zelenski: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të jenë gati për dhjetë ditë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskii deklaroise garancitë për sigurinë e vendit të tij me shumë gjasa do të përgatiten brenda dhjetë ditëve.
Uashington, 19 gusht 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskii deklaroise garancitë për sigurinë e vendit të tij me shumë gjasa do të përgatiten brenda dhjetë ditëve.
"Jemi gati për një takim dypalësh me Putinin dhe më pas për një takim trepalësh me Trampin", tha Zelenski, pas takimit të mbrëmshëm me presidentin amerikan, Donald Tramp dhe liderët evropianë.
Ai theksoi se çështja e lëshimeve të mundshme territoriale, si ato të kërkuara nga Rusia, do të ishte "një temë që do ta lëmë për diskutim midis meje dhe Putinit".
Deri më tani, Zelenski ka kërkuar një armëpushim si parakusht për takimin me presidentin rus, por dje deklaroi se kushtet mund ta ngadalësojnë procesin. "Nëse Ukraina vendos kushte, Rusia do të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja pse mendoj se duhet të takohemi pa parakushte dhe të shohim se çfarë përparimi mund të bëjmë drejt përfundimit të luftës, theksoi presidenti ukrainas. ls/
Foto: EPA