Zelenski: Ftesa e Putinit do të thotë se ai nuk dëshiron takim
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot iu përgjigj ftesës së kolegut rus, Vlladimir Putin që bisedimet paqësore të mbahen në Moskë.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:30, 4 shtator, 2025
Paris, 4 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot iu përgjigj ftesës së kolegut rus, Vlladimir Putin që bisedimet paqësore të mbahen në Moskë.
"Partnerët tanë amerikanë më thanë se Putin më ka ftuar në Moskë dhe besoj se me atë ai në të vërtetë dëshiron të evitojë takim", theksoi Zelenski në konferencën për shtyp pas Samitit të Koalicionit të të prëgatiturve në Paris.
Ai shtoi se është mirë që Rusia ka filluar të flasë për takim.
Rusia filloi të flasë për takim, që nuk është keq. Por, tani për tani nuk e shohim dëshirën e saj për përfundim të luftës, theksoi Zelenski.
Putin dje në Pekin tha se është i gatshëm të takohet me Zelenskin, por nën kushtin që takimi të mbahet në Moskë.
"Le të vijë Zelenski në Moskë dhe do të ketë takim. Nëse takimi përgatitet mirë, unë jam i gatshëm për të", theksoi Putin. ab/
Foto: ЕPА