• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski e uroi Mercin për fitoren e CDU/CSU-së në zgjedhjet në Gjermani

Zelenski e uroi Mercin për fitoren e CDU/CSU-së në zgjedhjet në Gjermani

Kiev, 24 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e uroi liderin e partisë opozitare konservatore demokristiane, Fridrih merc për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare gjermane dhe tha se me padurim pret të punojnë së bashku në sjelljen e paqes "së vërtetë" në Ukrainë.

"E uroj CDU/CSU dhe Fridrih Merc për fitoren e tyre në zgjehdjet për Bundestagun", shkroi Zelenski në kumtimin në X.

"I gëzohemi vazhdimit të punës së përbashkët me Gjermaninë në mbrojtjen e jetëve, afrimin e paqes së vërtetë në Ukrainë dhe përforcimin e Evropës", ceket në kumtim. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR