Zelenski e shtyu vizitën në Arabinë Saudite
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e shtyu vizitën në Arabinë Saudite, të caktuar për këtë javë, duke e cekur faktin se persona zyrtarë nga vendi i tij nuk ishin ftuar në bisedimet amerikano-ruse në Riad për të negociuar për fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:09, 18 shkurt, 2025

Ankara, 18 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e shtyu vizitën në Arabinë Saudite, të caktuar për këtë javë, duke e cekur faktin se persona zyrtarë nga vendi i tij nuk ishin ftuar në bisedimet amerikano-ruse në Riad për të negociuar për fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Zelenski theksoi se dëshiron të evitojë që vizita e tij të ndërlidhet me bisedimet.
Ai tha se vizita është shtyrë për më 10 mars. ab/
Foto: ЕPА