Zelenski e shikon Turqinë si një partner në garancitë e sigurisë për Ukrainë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka deklaruar se Ukraina e sheh Turqinë si partnere në garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe shtoi se Kievi është i gatshëm të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet dy vendeve.
- Post By Melahat Baftija
- 10:09, 14 mars, 2025

Ankara, 14 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka deklaruar se Ukraina e sheh Turqinë si partnere në garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe shtoi se Kievi është i gatshëm të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet dy vendeve.
Ai u takua dje në Kiev me ministrin turk të Mbrojtjes, Omer Bollat dhe ministrin e Bujqësisë, Ibrahim Jumakli dhe diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në prodhimin e dronëve, si dhe pjesëmarrjen e kompanive turke në rindërtimin e Ukrainës.
"Është e rëndësishme që kompanitë turke të jenë më të pranishme në Ukrainë. Vendi ynë e vlerëson këtë, si dhe mbështetjen dhe ndihmën nga Turqia, veçanërisht furnizimin me dronët Bajraktar", tha Zelenski.
Ai tregoi se Kievi është i gatshëm të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Ankaranë gjatë vizitës së ardhshme të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Ukrainë.
Zelenski nuk specifikoi se kur do të zhvillohej vizita.
Pas takimit, ministri Bollat shkroi se në takimin me Zelenskin kanë marrë pjesë përfaqësues të më shumë se 20 kompanive turke të ndërtimit, si dhe përfaqësues të shtetit ukrainas dhe sektorëve privatë që do të përfshihen në rindërtim. mb/
Foto: MIA