• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski e falënderoi Bajdenin në një bisedë telefonike për mbështetjen e tij

Zelenski e falënderoi Bajdenin në një bisedë telefonike për mbështetjen e tij

Kiev, 22 prill 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot deklaroi se në një bisedë telefonike ka shprehur falënderim për presidentin amerikan Xho Bajden për mbështetjen dhe lidershipin e tij.

Zelenski shkroi në Telegram se në bisedë e ka theksuar rolin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson dhe liderin e pakicave në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakim Xhefris për miratimin e propozim-ligjit për ndihmë ushtarake për Ukrainën. 

Ai, gjithashtu, i ka treguar Bajdenit për "terrorin ajror rus përmes mijëra predhave, fluturakeve pa pilot dhe bombave" dhe e ka theksuar goditjen ndaj kullës televizive në qytetin e dytë për nga madhësia në Ukrainë, Harkov, i cili ndodhi disa minuta para bisedës së tyre. 

Bajdeni i ka thënë Zelenskit se SHBA-ja do të sigurojë ndihmë të re të "rëndësishme" për mbrojtje që të përmbushen nevojat e Ukrainës sapo Senati e miraton draft-ligjin për ndihmë dhe ai do ta nënshkruajë, njoftoi Shtëpia e Bardhë. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR