• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski do ta prezantojë planin e tij për fitore në samitin e BE-së këtë javë, paralajmëroi Boreli

Zelenski do ta prezantojë planin e tij për fitore në samitin e BE-së këtë javë, paralajmëroi Boreli

Bruksel, 15 tetor 2024 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski do të flasë në samtin e Bashkimit Evropian më 17 dhe 18 tetor, ku pritet ta prezantojë planin e tij për fitore. Këtë e bëri të ditur mbrëmë në konferencë për media pas takimit në Këshillin e Punëve të Jashtme, shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel.

“Sot e filluam Këshillin tonë me bisedë me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtme, Andrij Sibiga, i cili na informoi për situatën në fushën e betejës dhe komentoi për elementet nga plani për fitore të cilin presidenti Zelenski do ta prezantojë gjatë Këshillit të ardhshëm Evropian”, tha Boreli.

Ai paralajmëroi se BE-ja do ta vazhdojë mandatin e misionit të tij për ndihmë ushtarake në Ukrainë për edhe dy vjet.

Sipas mediave ukrainase, BE-ja ka vendosur ta rrisë kapacitetin e misionit për trajnim për edhe 15.000 ushtarë ukrainas, me çka numri i tyre i përgjithshëm do të arrijë 60.000 deri në fund të vitit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR