Zelenski dhe Trampi u dakorduan për të përforcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
- - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskii deklaroi sot se ka rënë dakord me presidentin e SHBA-së Donald Tramp për të bashkëpunuar për përforcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Kiev, 4 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskii deklaroi sot se ka rënë dakord me presidentin e SHBA-së Donald Tramp për të bashkëpunuar për përforcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
“Diskutuam për aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe ramë dakord të punojmë së bashku për të përforcuar mbrojtjen e qiellit tonë”, shkroi Zelenski në rrjetet sociale pas telefonatës me Trampin.
Ai shtoi se ata patën një diskutim të detajuar për aftësitë e industrisë së mbrojtjes dhe prodhimin e përbashkët. "Ne jemi të gatshëm për projekte të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe besojmë se kjo është me rëndësi thelbësore për sigurinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për mjetet ajrore pa pilot dhe teknologjitë përkatëse", vuri në dukje Zelenski.
I had a very important and fruitful conversation with @POTUS. I congratulated President Trump and the entire American people on the US Independence Day.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 4, 2025
We - in Ukraine - are grateful for all the support provided. It helps us protect lives, safeguard our freedom and… pic.twitter.com/kQ3Byipvd2
Presidenti i Ukrainës, gjithashtu, ia uroi Ditën e Pavarësisë Trampit dhe të gjithë popullit amerikan, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që marrin.
"Kjo na ndihmon të mbrojmë jetët, lirinë dhe pavarësinë. Së bashku me Amerikën, kemi arritur shumë dhe mbështesim të gjitha përpjekjet për të ndaluar vrasjet dhe për të vendosur një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe dinjitoze", shkroi ai.
Zelenski theksoi se sot kanë diskutuar për situatën aktuale, duke përfshirë sulmet ajrore ruse dhe zhvillimin e fronteve".
"Presidenti Tramp është shumë i informuar dhe e falënderoj për vëmendjen e tij ndaj Ukrainës. Ne jemi dakorduar për një takim midis ekipeve tona", shtoi ai.
Të dy liderët, gjithashtu, biseduan për furnizimet dhe investimet e ndërsjella, si dhe për situatën diplomatike dhe punën e përbashkët me SHBA-në dhe partnerë tjerë.
Ky paralajmërim vjen pasi Kievi shprehu shqetësim në lidhje me vendimin e SHBA-së për të ndaluar me furnizimet e disa armëve kyçe në Ukrainë.
Paraprakisht, bisedën e konfirmoi Andrij Jermak, shef i kabinetit të presidentit ukrainas, duke e vlerësuar si "shumë të rëndësishme dhe thelbësore". ls/
Foto:Arkiv