• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski bisedoi me Stoltenbergun në Nju-Jork për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO

Zelenski bisedoi me Stoltenbergun në Nju-Jork për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski bisedoi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për nevojën nga përforcimi i mbrojtjes ajrore ukrainase dhe për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Aleancë.

Zelenski në kanalin e tij në Telegram publikoi se në takimin e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, iu falënderua Stoltenbergut për përkrahjen e tij ndaj Ukrainës gjatë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm i Aleancës, si dhe për përpjekjet për bashkimin e botës në ndihmën për Kievin dhe përforcimin e armatës së Ukrainhës, njoftuan mediumet ukrainase.

Presidenti ukrainas deklaroi se në takimin u bisedua edhe për faktin se Ukraina duhet sa më shpejtë të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, si dhe për rëndësinë për zbatimin me kohë të të gjitha marrëveshjeve nga samiti i Aleancës të mbajtur në korrik në Uashington dhe vendet anëtare t'i plotësojnë detyrimet e tyre rreth ndarjes së 40 miliardë eurove për vitin e ardhshëm.

Gjatë samitit të NATO-s në Uashington, i cili u mbajt nga 9 deri 11 korrik, liderët e SHBA-së, Holandës, Gjermanisë, Iralisë dhe Rumanisë paralajmëruan dërgimin në Ukrainë të pesë sistemeve strategjike për mbrojtje ajrore "patriot", si dhe dhjetëra sisteme taktike për mbrojtje kundërajrore.

Zelenski merr pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, ndërsa sot do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve në sesion. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR