• e martë, 20 janar 2026

Zelenski: Bisedime me Trampin për shpërndarje të trupave amerikane në Ukrainë, vendimi është i SHBA-së

Zelenski: Bisedime me Trampin për shpërndarje të trupave amerikane në Ukrainë, vendimi është i SHBA-së

Kiev, 30 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski, konfirmoi sot se po zhvillon bisedime me presidentin amerikan Donald Tramp për shpërndarje të mundshme të trupave amerikane në Ukrainë, por theksoi se vendimi përfundimtar do të varet vetëm nga Uashingtoni. 

Në pyetjen nëse SHBA-ja, në kuadër të garancive të sigurisë, shqyrton shpërndarjen e forcave të saja në Ukrainë, në vijën e kufizimit ose në kufi, Zelenski bëri të ditur se vendimin e tillë mund ta konfirmojë vetëm presidenti i SHBA-së, transmetoi Ukrinform. 

“Këtë, sinqerisht mund ta konfirmojë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për trupa amerikane dhe Amerika sjell vendime të tilla. Kuptohet, për këtë bisedojmë edhe me presidentin Tramp dhe me përfaqësuesit e Koalicionit të të përgatiturve”, tha Zelenski. 

Ai shtoi se Ukraina do të dëshironte të shohë trupa amerikane në territorin e saj si pjesë e garancive të sigurisë, duke vlerësuar se kjo do të përfaqësonte pjesë të fuqishme të sistemit të garancive të sigurisë. fc/

Foto: Zelenski në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR