• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zekolli -Shaqiri: Avancimi i infrastrukturës vendore mbetet një ndër prioritetet kryesore

Zekolli -Shaqiri: Avancimi i infrastrukturës vendore mbetet një ndër prioritetet kryesore

Shkup, 5 dhjetor 2024

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, vuri në dukje se avancimi i infrastrukturës vendore mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Transportit. Në kuadër të takimit të Komitetit të punës, ku morën pjesë Sekretari i përgjithshëm, ambasadori i Sllovakisë dhe përfaqësuesit e UNDP-së, zëvendësministrja theksoi rëndësinë e projekteve strategjike infrastrukturore që ndihmojnë në ndërlidhjen rajonale dhe përmirësojnë qasjen e vendit ndaj tregjeve evropiane dhe globale.

Ajo veçoi si prioritet Korridorin 8 dhe 10 si dhe shumë projekte të tjera kyçe, të cilat janë thelbësore për rritjen e efikasitetit të transportit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. 

“Këto projekte jo vetëm që do të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët tanë, por gjithashtu do të pozicionojnë Maqedoninë e Veriut si një nyje transporti me rëndësi strategjike në rajon”, tha Zekolli Shaqiri. Takimi shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës vendore.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR