• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zbardhet vrasja në Debresh të Gostivarit, privohen nga liria tre persona

Zbardhet vrasja në Debresh të Gostivarit, privohen nga liria tre persona

Gostivar, 23 korrik 2024 (MIA) -  Tre persona janë privuar nga liria menjëherë pas raportimit për vrasjen që ndodhi pasdite  në fshatin Debresh të Gostivarit. 

Nga SPB Tetovë informojnë se nëpunësit policorë SPB Tetovë  pasdite (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen që ndoshi sot në Debresh të Gostivarit rreth orës 17:15. 

"Menjëherë pas marrjes së denoncimit se është qëlluar me armë zjarri R.K (35) nga Debreshi. Pas një kohe të shkurtër, kryerësit janë privuar nga liria edhe atë   B.V.(28), J.V. (31) dhe L.V (32), informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

 Ai ka konfirmuar se është gjetur edhe pushka automatiku që dyshohet se është përdorur në  vrasje.

 Informacionet fillestare nga vendi i aksidentit janë se i ndjeri R.K. u qëllua pas një debati të mëparshëm për një parking.   Të dy vëllezërit, bashkëfshatarë të tij, para ngjarjes tragjike e kanë pritur para shtëpisë dhe e kanë qëllua me armë. Menjëherë pas vrasjes,  me makinë "volvo" kryerësit  janë larguar nga vendi i ngjarjes.

 Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal në PTHP-në kompetente.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR