Zbardhen nëntë vjedhje të rënda në Manastir, nga liria janë privuar tre persona
- Nëpunës policorë nga SPB Manastir sot në orën 01:40, privuan nga liria P.V. (18), J.D. (18) dhe një të mitur, të gjithë nga Manastiri.
- Post By Fami Bajrami
- 15:38, 6 maj, 2025
Shkup, 6 maj 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Manastir sot në orën 01:40, privuan nga liria P.V. (18), J.D. (18) dhe një të mitur, të gjithë nga Manastiri.
MPB-ja kumtoi se ata dyshohen se kanë kryer disa vjedhje të rënda të makinave të kafesë në disa vende në zonën e Manastirit dhe vjedhje të naftës nga një autobus. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër individëve do të ngrihen akuza përkatëse. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s