• e diel, 22 dhjetor 2024

Zajkova demanton se partia mendon kalimin te shumica e re

Zajkova demanton se partia mendon kalimin te shumica e re

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e Partisë Liberaldemokrate (PLD) Monika Zajkova ka mohuar informacionet se partia mendon të kalojë te shumica në Kuvend.

Në deklaratën për mediat të bërë pasdite para fillimit të seancës së Bordit qendror të partisë, Zajkova tha se për momentin do të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe se do të mbështesin ato ligje që janë në të mirë të shoqërisë.

"Partia i ka mohuar spekulimet e tilla edhe para seancës konstituive në Kuvend. Sot do të marrim një vendim se ku e shohin anëtarët partinë në të ardhmen. Kjo është një parti liberale dhe demokratike në të cilën nuk vendos vetëm kryesia, por dëgjohet zëri i anëtarësisë, se ku ata mendojnë se PLD-ja duhet të veprojë. Deri atëherë, PLD-ja do të veprojë e pavarur dhe si më parë do të mbështesë gjithçka do të thotë reformim, ligje të mira që mundësojnë përparimin e shoqërisë, por do të jetë edhe kritike e asaj që do të thotë politikë e keqe për shtetin apo qytetarët. Nuk mundet që PLD-ja të mos japë mbështetje se çfarë do të thotë reduktim i organeve të caktuara të administratës publike apo riorganizim, diçka që e ka futur vetë në program", tha Zajkova në deklaratën për media para fillimit të seancës së sotme të Bordit qendror të partisë.

Bordi qendror i partisë po diskuton rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare në të cilat fitoi vetëm një mandat deputeti dhe për drejtimin në të cilin partia do të lëvizë në të ardhmen. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR