• e enjte, 30 janar 2025

Zaharova: Nuk gucon të lejohet që në Serbi të ketë kaos

Zaharova: Nuk gucon të lejohet që në Serbi të ketë kaos

Moskë, 30 janar 2025 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot me rastin e protestave tremujore në Serbi ka njotuar se nuk guxon të lejohet që në këtë vend, i cili tashmë përballet me shumë sfida të jashtme dhe të brendshme, të ketë kaos, "duke shprehur shpresë se Serbia do t'i zgjidh problemet në mënyrë të qetë".

"Është jashtëzakonish e rëndësishme, para se gjitash liderët e opinionit publik të tregojnë mendje të shëndosh dhe të mos i përcujelin ata që ngjallin emocione. Në Serbi nuk guxon të lejohet të sundon kaosi lidhur me këtë. Vendi ende përballet me shumë sfida të brendshme dhe të jashtme", deklaroi Marija Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë.

Në përgjigjen e publikuar në sajtin e Ambasads ruse në Beograd, Zaharova thekson se "përçarja është punë më e rrezikshme" dhe shtoi se "udhëheqësa në Serbi bën gjithçka që të parandalojë zhvillim dramatik të ngjarjeve"  

"Forcat e sigurisë po veprojnë me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën e popullit për tubim paqësor. Janë ndërmarrë hapa seriozë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke pasur parasysh shqetësimet e qytetarëve. Shohim që autoritetet po dëgjojnë sinjalet më të rëndësishme. Gatishmëri për dialog të drejtpërdrejtë me të gjithë në kuadër të procesit politik", tha Zaharova.

Ajo theksoi se kjo është "e vetmja mënyrë korrekte për të arritur një marrëveshje universale në interes të mbrojtjes së sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave tradicionale, ruajtjes së stabilitetit të brendshëm në shtet dhe sigurimit të integritetit të tij territorial në raport me Kosovën". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR