Zaharova me një pyetje për Shtëpinë e Bardhë: A jeni të sigurt se është Shteti Islamik, ndoshta duhet të mendoni përsëri
- Rusia sot ka shprehur dyshime për pretendimet amerikane se Shteti Islamik (SHI) është përgjegjës për sulmin në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës, ku e humbën jetën 137 persona, ndërsa u plagosën 182.

Moskë, 25 mars 2024 (MIA) - Rusia sot ka shprehur dyshime për pretendimet amerikane se Shteti Islamik (SHI) është përgjegjës për sulmin në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës, ku e humbën jetën 137 persona, ndërsa u plagosën 182.
Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, vuri në dyshim pretendimet amerikane për përgjegjësinë e grupit xhihadist të përmendur, i cili jo shumë kohë më parë kontrollonte zona të gjera të Irakut dhe Sirisë.
"Vëmendje - pyetje për Shtëpinë e Bardhë: A jeni të sigurt se është Shteti Islamik? Ndoshta duhet të mendoni përsëri," tha Zaharova.
Përveç kësaj, ajo pretendon se SHBA-ja po përhap versionin e SHI-së si "mbeturina" për të mbrojtur "të mbrojturit" e tyre në Kiev dhe kujtoi se SHBA-ja ka mbështetur "muxhahedinët" në luftën kundër forcave sovjetike në vitet '80. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s