• e premte, 22 nëntor 2024

Zaharova: Marrja e të ardhurave nga fondet e ngrira do të çojë në një përgjigje të dhimbshme nga Moska për BE-në

Zaharova: Marrja e të ardhurave nga fondet e ngrira do të çojë në një përgjigje të dhimbshme nga Moska për BE-në

Moskë, 13 qershor 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova, sot deklaroi se  përpjekjet e Perëndimit për t'i marrë të ardhurat nga mjetet financiare të ngrira ruse janë kriminele dhe do të çojnë në një përgjigje nga Moska që do të ishte shumë e dhimbshme për Bashkimin Evropian, raporton portali Indeks. 

G7 dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mënyrën se si t'i përdorin përfitimet e realizuara nga asetet e ngrira ruse në Perëndim për t'i dhënë Ukrainës një hua të madhe për të siguruar fonde për Kievin në vitin 2025. Zaharova sot, kërcënoi edhe një iniciativë të disa anëtarëve të Unionit për të kufizuar lëvizjen e diplomatëve rusë.

Zëdhënësja e ministrisë ruse u tha gazetarëve se Perëndimi është i infektuar me rusofobinë dhe se Moska do të marrë kundërmasa nëse vendosen kufizime të tilla.

"Rusia do t'i përgjigjet të gjitha kufizimeve të lëvizjes të vendosura nga vendet evropiane për diplomatët e saj", njoftoi Zaharova. 

Në një letër drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Zhosep Borrell, tetë ministra të jashtëm të Bashkimit Evropian i bënë thirrje BE-së që të ndalojë diplomatët rusë nga lëvizja e lirë brenda Unionit dhe t'i kufizojë ato në vendet ku ata janë të akredituar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

]]

QËNDRONI TË LIDHUR