Zaharova: Deklaratat e Trampit për përfundimin e konflikteve duhet ndjekur me hapa konkretë
- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova sot tha se deklaratat e Donald Trampit për ndërprerjen e konfliktit në Ukrainë duhet ndjekur me hapa konkretë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:07, 6 nëntor, 2024

Moskë, 6 nëntor 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova sot tha se deklaratat e Donald Trampit për ndërprerjen e konfliktit në Ukrainë duhet ndjekur me hapa konkretë.
Zaharova për televizionin “Rusia 24” tha se deklaratat e Trampit duhet ndjekur me veprime konkrete ku do të fokusohen të gjitha palët.
Sipas saj, Tramp e kuptoi se SHBA-ja duhet t'i zgjidhë problemet e saja të brendshme, transmetojnë mediat ruse.
Trampi i cili para një ore shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, tha se nuk planifikon të nisë luftëra, por t'u japë fund atyre.
foto: arkivi i MIA-s