• e premte, 05 korrik 2024

Zaev i uroi mirëseardhje Ciprasit në Strumicë

Zaev i uroi mirëseardhje Ciprasit në Strumicë

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Ish kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i uroi mirëseardhje në Strumicë ish kryeministrit grek Aleksis Cipras.

"Mirë se erdhe në Strumicë miku im Aleksis Cipras i cili sot është mysafiri im për vizitë private. Ne i kujtojmë përpjekjet dhe kontributet tona të përbashkëta ndaj paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe diskutojmë sfidat me të cilat po përballet rajoni sot. Është një nder i veçantë për mua  që miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe miqësia ime me Aleksisin shndërrohen në vlera të qëndrueshme dhe të çmuara", shënoi pasdite Zaevi në Fejsbuk.

Korrespondentja e MIA-s nga Athina sot raportoi se bëhet fjalë për një vizitë private njëditëshe. sa/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR