• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zabërçanec: “Ballkani i Hapur” është përshpejtues i integrimit evropian të Maqedonisë dhe rajonal

Zabërçanec: “Ballkani i Hapur” është përshpejtues i integrimit evropian të Maqedonisë dhe rajonal

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Nisma “Ballkani i Hapur” jo vetëm që e përshpejton integrimin tonë evropian, por krijon kushte për të zbatuar praktikisht një pjesë të standardeve evropiane së bashku me vendet e rajonit, vlerëson koordinatori nacional për “Ballkani i Hapur” dhe për nismat rajonale, Marjan Zabërçanec.

"Nëpërmjet “Ballkani i Hapur” ne praktikojmë vlerat evropiane, politikat ekonomike evropiane dhe një mënyrë evropiane të bashkëpunimit me fqinjët tanë. Prandaj, kjo nismë rajonale jo vetëm që përshpejton integrimin tonë evropian, por krijon kushtet për të zbatuar praktikisht disa nga standardet evropiane së bashku me vendet e rajonit, si një përgatitje për atë që do të ndodhë pas hyrjes sonë në BE. Pra, “Ballkani i Hapur” është përshpejtues i integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe rajonale dhe zbatues i politikave ekonomike evropiane në rajonin tonë, thotë Zabërçanec në një intervistë për “Lokalno”.

Ai thekson se “Ballkani i Hapur” bazohet në një politikë të dyerve të hapura vazhdimisht për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për anëtarët e BE-së nga rajoni.

"“Ballkani i Hapur” është krijuar për shkak të qytetarëve, jo për shkak të politikanëve. Sa më shpejt të kuptojnë të gjithë politikanët se kjo nismë u mundëson institucioneve të bashkëpunojnë dhe të kryejnë punë në të mirë të kombeve, aq më shpejt do ta shohim Ballkanin të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian, përfundon Zabërçanec.

Koordinatori nacional thekson se në këtë moment më e rëndësishmja është që me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së të përkrahet realizimi i asaj që u dakordua mes Beogradit dhe Prishtinës në takimin e muajit të kaluar në Ohër mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

"Realizimi i suksesshëm i Marrëveshjes së Ohrit për Kosovën do të sjellë paqe dhe prosperitet dhe kjo do të çojë në bashkëpunim më të madh rajonal të Kosovës dhe Serbisë me të gjithë fqinjët e saj. Në kushte të tilla nuk do të ketë arsye që qytetarët e Kosovës të privohen nga beneficionet e “Ballkanit të Hapur”, thotë Zabërçanec.

Sa i përket Malit të Zi, Zabërçanec vlerëson se ardhja e Jakov Milatoviqit në funksionin presidenciale, siguron që vendi të ketë një kryeministër dhe një president, të cilët janë përkrahës të fuqishëm të anëtarësimit në “Ballkanin e Hapur”.

"Jam i lumtur për këtë fakt, dhe duke qenë se edhe Oda Ekonomike vendore është një mbështetëse e fortë e këtij lloji të bashkëpunimit rajonal, pres një zhvillim pozitiv të ngjarjeve. Qytetarët e Malit të Zi, si dhe qytetarët tanë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, meritojnë të marrin përfitimet e lirive ekonomike dhe bashkëpunimit të ofruar nga nisma jonë. Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë më se të mirëseardhura", shton Zabërçanec në intervistën.

QËNDRONI TË LIDHUR