Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili dorëzon dorëheqjen
- Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elfete Ismaili, sot ka dorëzuar dorëheqjen e saj të parevokueshme nga kjo detyrë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:28, 19 maj, 2025
Shkup, 19 maj 2025
Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elfete Ismaili, sot ka dorëzuar dorëheqjen e saj të parevokueshme nga kjo detyrë.
Në vijim deklarata e plotë publike e dorëheqjes së Ismailit.
Të nderuar qytetarë, të dashur miq,
Sot dorëzova dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Zëvendësministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ushtrimit të këtij funksioni kam qenë e udhëhequr nga përkushtimi institucional, transparenca dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe interesit shtetëror. Dorëheqja ime është rezultat i një vlerësimi të thelluar personal dhe profesional, duke besuar se ky është një hap i nevojshëm dhe në përputhje me bindjet e mia.
Dua të shpreh mirënjohjen time për kryeministrin z. Hristijan Mickoski për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e një ekipi që ka bartur përgjegjësi të rëndësishme në një periudhë të ndjeshme për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, për mbështetjen dhe besimin që më dha për të përfaqësuar denjësisht partinë dhe shoqërinë tonë në këtë funksion të lartë.
Mbështetja për institucionet dhe kontributi në shërbim të interesit publik do të mbeten gjithmonë prioritet i imi, pavarësisht pozitave që mbaj.
Me respekt të thellë, Elfete Ismaili, zëvendësministre e Mbrojtjes
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.