• e diel, 22 dhjetor 2024

Zëvendësministri Rexhepi për vizitë në Komunën e Dibrës

Zëvendësministri Rexhepi për vizitë në Komunën e Dibrës

Dibër, 30 qershor 2023 (MIA) - Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi sot e vizitoi komunën e Dibrës. Pas takimit me kryetarin e komunës, Hekuran Duka, që të dy kontrolluan realizimin e punëve lidhur me projektin infrastrukturor në lagjen "Venec1".

Projekti, i cili është në realizim e sipër, parasheh rikonstruim të plotë të katër rrugëve, rikonstruim të trotuareve dhe për herë të parë ndërtim të kanalizimit atmosferik, në këtë lagje e cila është ndërtuar pas tërmetit katastrofik që e goditi Dibrën në nëntor të vitit 1967", tha kryetari i komunës Duka pas kontrollit të punëve.

Shtoi se me atë dukshëm do të përmirësohet komunikacioni në këtë pjesë të qytetit si dhe menaxhimi me ujërat atmosferike.

"I tërë projekti është financuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Punët, siç u informuam, po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë. Si Ministri dhe Qeveri do të jemi çdoherë në shërbim të popullit , në drejtim të përmirësimit të kushteve. Për ne të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunat janë të rëndësishme dhe mbështesim projekte në të gjitha komunat", tha mes tjerash Rexhepi.

Punët, të cilët filluan nga fundi i muajit maj i kryen NN "Ilinden" nga Struga e cila u zgjodh në tender si ofertuesi më i volitshëm dhe parashihet, sipas Rexhepit, të përfundojnë në afat prej dhjetë muajve.

Deri më tani, siç informuan të dy, punët janë realizuar me 25 për qind. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR