• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zëvendësministri Jajaga së bashku me pjesëtarët e Armatës në misionin e KFOR-it e priti vitin 2024

Zëvendësministri Jajaga së bashku me pjesëtarët e Armatës në misionin e KFOR-it e priti vitin 2024

Shkup, 1 janar 2023 (MIA) - Zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, vitin e ri 2023 e priti së bashku me pjesëtarët e kontingjentit të Armatës së Republikës së Maqedonisë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Jajaga në pritjen e përbashkët të Vitit të Ri, paqeruajtësit i porositi se paraqet nder për të që është mes tyre dhe i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre në misionin, i cili u pamundësoi që ditët festive t'i kalojnë me më të afërmit e tyre.  

"Pushimet janë një nga ditët më të ndritshme që duhet t'i kalojmë në rrethin e familjes. Fakti që jeni të gjithë këtu, larg njerëzve tuaj të dashur dhe që po e bëni me dinjitet dhe përkushtim tregon profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj ndaj shërbimit. Këtë e vlerësojmë dhe e respektojmë", tha zëvendësministri.

Jajaga përcolli urimet e ministres Petrovska për paqeruajtësit dhe u tha atyre që të qëndrojnë besnikë në detyrat e tyre, të vazhdojnë ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në dritën më të mirë dhe të jenë krenarë që çdo ditë vendosin vulën e tyre personale në sigurinë e rajonit.

Gjashtëdhjetë e pesë pjesëtarë të Armatës së RMV-së janë pjesë e Komandës rajonale të misionit KFOR-it - Perëndim në Pejë. mb/

Foto. MM

QËNDRONI TË LIDHUR