• e premte, 05 dhjetor 2025

Zëvendësministri Iseni realizoi vizitë pune në SPB Manastir

Zëvendësministri Iseni realizoi vizitë pune në SPB Manastir

Shkup, 20 qershor 2025 (MIA)- Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot realizoi vizitë pune në SPB Manastir ku u takua me kryeshefin e SPB Manastir, Sasho Mirçevski. 

Siç theksohet në kumtesë, gjatë takimit zëvendësministri Iseni u njoftua me aktivitetet e rregullta dhe aktuale të sektorit, ndërsa iu prezantuan edhe të dhënat e fundit statistikore për kriminalitetin, të cilat tregojnë një tendencë të uljes.

“Zëvendësministri deklaroi se është i kënaqur me rezultatet e treguara nga SPB Manastir në periudhën e kaluar dhe se policia duhet të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj krimit, duke rritur kështu besimin e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendësministrit Iseni. 

QËNDRONI TË LIDHUR