Zëvendësministri i Shëndetësisë ka vizituar të lënduarit në Nish
- Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, së bashku me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, kanë vizituar Qendrën klinike universitare në Nish, ku kanë vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, të akomoduar në këtë institucion.
- Post By Fami Bajrami
- 09:19, 20 mars, 2025

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, së bashku me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, kanë vizituar Qendrën klinike universitare në Nish, ku kanë vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, të akomoduar në këtë institucion.
Siç kumton MSH, ata janë takuar me drejtorin e Qendrës Klinike, prof. dr. Perishiq dhe ekipin mjekësor, pas çka janë informuar për gjendjen e tre pacientëve të shtruar në këtë institucion.
Sipas informacioneve të marra nga personeli mjekësor, dy pacientë janë në gjendje stabile, ndërsa një pacient në gjendje më të rëndë, por të njëjtit mbeten nën mbikëqyrje të kujdesshme mjekësore dhe terapi adekuate.
"Ministria e Shëndetësisë shprehu faleminderim të thellë deri tek personeli mjekësor i Qendrës klinike universitare në Nish për përkushtimin dhe mbështetjen në këto momente të vështira", thuhet në publikimin në Fejsbuk të Ministrisë së Shëndetësisë. rq/bsh/
Foto: MSH Fejsbuk