• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni në një takim të nivelit të lartë për përgatitjen e Kornizës së re të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm ndërmjet OKB-së dhe Republikës së Maqedonisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni në një takim të nivelit të lartë për përgatitjen e Kornizës së re të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm ndërmjet OKB-së dhe Republikës së Maqedonisë

Shkup, 15 nëntor 2024 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në prani të Kryeministrit Hristijan Mickovski, ministrave në Qeveri dhe Përfaqësueses së përhershme të OKB-së në vend, Rita Kolumbia, mbajti sot fjalim në takimin e nivelit të lartë për përgatitjen e Kornizës së re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm ndërmjet OKB-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Zëvendësministri Iseni theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe OKB-ja kanë një zhvillim pozitiv të marrëdhënieve të ndërsjella me intensitet të shtuar në periudhën e fundit dhe në këtë drejtim Korniza e Përbashkët për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm është dokument kyç strategjik sipas të cilit aktivitetet e mëtutjeshme përcaktohen në periudhën e ardhshme disavjeçare me marrëveshje të Qeverisë dhe OKB-së. 

 "Mbështetja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj, e cila ofrohet nëpërmjet: asistencës teknike, zhvillimit të kapaciteteve, ndërmjetësimit me njohuri etj., për të cilën shprehim mirënjohje dhe bindje të veçantë se ky bashkëpunim, koordinim dhe respekt i ndërsjellë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me theks në disa fusha. Me qëllim të arritjes së prioriteteve dhe qëllimeve strategjike të Qeverisë në përputhje me Vendimin për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2024-2028, Ministria e Punëve të Brendshme ka përcaktuar tetë prioritete strategjike si p.sh. modernizimi dhe fuqizimi i kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, luftë vendimtare dhe jo selektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rritje e sigurisë së përgjithshme”, theksoi zëvendësministri Iseni.

 Në fund, zëvendësministri Iseni theksoi se në përputhje me orientimin evropian të vendit tonë, si një anëtar paqedashës dhe aktivisht i angazhuar i OKB-së në marrëdhëniet ndërkombëtare, është vazhdimisht i gatshëm të kontribuojë në: forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, bashkëunimin ndërkombëtar në të gjitha fushat, si dhe forcimin e OKB-së, Ministria e Punëve të Brendshme mbetet konsistente me angazhimet e saj për sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha llojeve të krimit, në të njëjtën kohë duke mbetur i vendosur fort për bashkëpunim aktiv me OKB-në, BE-në, NATO-n, OSBE-në dhe nisma të tjera rajonale.

 Ministria e Punëve të Brendshme

 Foto: MPB

 

__________________________________________________________

МИА овие текстови ги објавува во интегрална и оригинална форма и не е одговорна за нивната содржина, ниту за евентуалните правописни недоследности или печатни грешки.

QËNDRONI TË LIDHUR